Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga shtatori i vitit të kaluar është rritur në rreth 13 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2022, ka rënë për 0.2 për qind, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, shtator 2022”, kjo është karakterizuar me rënien e konsumit të karburanteve, shërbimeve për transport dhe energjia elektrike, pra me një ndikim të përbashkët prej minus 0.6 për qind në IHÇK.
Ndërsa, për këtë muaj ka pasur ngritje të çmimeve të lëndëve djegëse prej 9.2 për qind, mobile e orendi me 2.5 për qind, perime me 2 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpiake me 1.5 për qind, bukë dhe drithëra me 0.7 për qind dhe mish me 0.6 për qind, me një ndikim të përbashkët në IHÇK prej 0.4 për qind.

Pra, IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 12.7 për qind në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri e pelet me 60.2 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 49.7 për qind, bukë dhe drithëra me 33.5 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 25.8 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 24.7 për qind, gaz me 23.9 për qind, mish me 22.3 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë e ëmbëlsira me 21.1 për qind, kafe, çaj e kakao me 17.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë e ushqim për fëmijë me 16.7 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 16.2 për qind, shërbime për transport me 15.7 për qind, shërbime hoteliere me 14.2 për qind, mirëmbajtje e rregullim i vendbanimit me 13.3 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht me 10.9 për qind, kujdes personal me 8.3 për qind dhe gjëra e pajisje të tjera rekreative, kopshte e manare me 7.3 për qind”, vijon raporti.
“Mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 6.7 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.4 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 6.2 për qind, pajisje shtëpiake me 5.9 për qind, blerje e automjeteve me 5.5 për qind, duhan me 5.4 për qind, pije alkoolike me 5.2 për qind, produkte farmaceutike me 4.9 për qind, qelqurina, takëme e mjete të kuzhinës me 4.4 për qind, pra me një ndikim të përbashkët prej 13 për qind në IHÇK”, përfundon ASK.
Derisa rënie e çmimeve vërehet pemë me 6.8 për qind, perimet me 1.9 për qind dhe energjia elektrike me 1.4 për qind, me një ndikim prej minus 0.3 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker