Nëse dështojnë të sjellin dy alternativat kryesore, Bayern Munich mund ta afrojë Edin Dzekon
Pasi Robert Lewandowski u largua në Barcelonë këtë verë, Bayern Munich e filloi sezonin pa një sulmues të vërtetë qendror, gjë që është një problem i madh për ta në sulm.
Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka rindezur debatin për sulmuesit.
“Një gjë është e sigurt, mendoj se na mungon një “nëntë” klasike. Ishte një vendim i vështirë për të hequr dorë nga Lewandowski, me rrezikun për të mos shënuar gola në numër të caktuar,” ka thënë Hoennes.
Harry Kane është përmendur prej javësh si një blerje e mundshme nëse sulmuesi i Tottenham nuk zgjat kontratën me klubin anglez.
Në listë janë edhe dyshja e Serie A, Dusan Vlahovic (Juventus) dhe Edin Dzeko (Inter), shkruan Bild.
Sipas Bild, Dzeko mund të mendohet nga Bayern Munich pasi është një veteran me përvojë dhe ka luajtur në Bundesligë në parë.
Sulmuesi 36-vjeçar luajti për Wolfsburgun midis viteve 2007 dhe 2011 dhe në atë periudhë u bë kampion i Gjermanisë (në vitin 2009) dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit(22 gola), duke e vazhduar pastaj karrierën te Manchester Cityn, Roma dhe Interi.
Sipas Bild, një sulmues me përvojë si Dzeko do të ishte një alternativë serioze nëse Bayern Munich nuk arrin të sjellë sulmues aktualë të klasit të parë si Kane apo Vlahovic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251