LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku, mësimdhënësve: Ju garantoj që pagat e juaja do t’i merrni

Abdixhiku, mësimdhënësve: Ju garantoj që pagat e juaja do t’i merrni
Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e qeverisë për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Ai ka thënë se qeveria ka ndërhyrë në kompetencat e komunave andaj do të përdorin rrugët ligjore për të ndryshuar këtë vendim që sipas tij është i turpshëm dhe jo ligjor.


Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kreu i LDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti po kërkon krizë dhe sipas tij ka për qëllim hakmarrjen ndaj mësimdhënësve.

Abdixhiku ka thënë se pagat do të ekzekutohen.

“Të dashur mësimdhënës, ju garantoj që pagat e juaja do të jepen, ato do të paguhen herët apo vonë, merri këtë si zotim timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri atëherë, ne do të përdorim çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti, prandaj LDK për shkeljen e rëndë të këtij pushteti, për ndërhyrje në kompetenca që nuk i takojnë do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë edhe vendim të turpshëm, jo human jo ligjor të qeverisë së Kosovë”, ka thënë ai, raporton kp.

Sipas tij kjo është beteja e Albin Kurtit ndaj mësimdhënësve.

Sipas kreut të LDK-së, Kurti po kërkon krizë sepse ndryshe nuk di të qeverisë.

“Albin Kurti po kërkon krizë sepse krizën e ka formë të mbijetesës, ai është mësuar të krijojë e të jetojë e mbijetojë në kriza e të rritet me to, pa to nuk di të qeverisë dhe nuk di të bëjë. Dhe kështu krijon dhe armiq e kur nuk janë ata duhet t’i krijojë disi. Por njerëzit e Kosovës janë lodhur me kriza, janë lodhur me beteja të parëndësishme, ky vend nuk ka nevojë për drama të Kurtit e të fanatikëve të tij”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori