Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, sot duhet të kenë një takim me njërën nga kompanitë për blerjen e gazit natyror, të cilin e bëri me dije lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Në takimin, i cili do të mbahet jashtë vendit, do të marrë pjesë edhe Viktor Andonov, këshilltari i kryeministrit për energji.
Siç tha ministri Bekteshi dje, pritet një ofertë konkrete nga kompania. Detajet do të diskutohen dhe publiku do të informohet për ofertën dhe mënyrën se si kanë shkuar negociatat.
Nga pala e Maqedonisë kompanisë iu dërguan sasitë e nevojshme, përfshirë edhe nevojat e TE-TO-së. Sipas tij, deri në fund të kësaj jave duhet të mbahet një takim me kompaninë tjetër të treguar nga opozita për blerjen e naftës.
Ai edhe një herë apeloi tek qytetarët që të mos shqetësohen sepse do të ketë ngrohje dhe energji elektrike. EMV dje njoftoi se ka siguruar gaz deri në fund të tetorit dhe se sezoni i ngrohjes në Shkup do të fillojë më 15 të këtij muaji./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251