LAJMI I FUNDIT:

Trepça dhe Golden Eagle Ylli në një përballje për Superkupën Mbarëkombëtare

Trepça dhe Golden Eagle Ylli në një përballje për Superkupën Mbarëkombëtare

Spektakli në Mitrovicë është i garantuar. Më 5 dhe 6 tetor organizohet Superkupa Mbarëkombëtare, ku përveç ndeshjeve të bukura në parket, pritet një organizim i jashtëzakonshëm.

Nga ora 19:00 përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, në ndeshjen gjysmëfinale. Mitrovicasit luajnë pasi fituan Kupën e Kosovës, ndërsa therandasit si kampionë të Kosovës.


Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të ‘play-offit’ të Kosovës, ku Ylli kishte triumfuar 3-1 në serinë finale dhe u shpall kampion i Kosovës.

Për Trepçën, kjo do të jetë ndeshja e parë në Ligën Unike. Ndërkohë, verdhezinjtë kanë fituar edicionin e fundit të Superkupës Mbarëkombëtare dhe kishin triumfuar në edicionin e parë të Ligës Unike.

Pritet spektakël për Superkupën Mbarëkombëtare
Lexo po ashtu Pritet spektakël për Superkupën Mbarëkombëtare

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi interesimi është i madh. Mitrovicasit ditë më parë organizuan për mrekulli kualifikimet e FIBA Europe Cup dhe shpresojnë në një tjetër organizim madhështor për Superkupën Mbarëkombëtare, ashtu siç i takon kësaj gare.

Fituesi i kësaj ndeshje në finale do të përballet me Tiranën, që në fakt, është dashur të luajë ndaj Teutës, por durrsakët kanë probleme shëndetësore dhe ndeshja e parë gjysmëfinale nuk do të zhvillohet.

Finalja e madhe do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë, ku do të qëndrojë më 6 dhe 7 tetor.

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori