LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e opozitës Tabaku flet për amnistinë fiskale: I hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv

Deputetja e opozitës Tabaku flet për amnistinë fiskale: I hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku deklaroi pas takimit që pati me disa ambasadorë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për amnistinë fiskale, se ky projektligj i hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv.

Sipas saj, nuk ka asnjë emigrant, i cili është larguar nga Shqipëria këto 30 vite dhe ka 2 milionë euro të padeklaruara.

“Ditët e fundit kemi pasur komunikime me përfaqësues të ndryshëm, si trupa diplomatike këtu në Shqipëri, njëkohësisht me të dërguar specialë, të cilët kanë ardhur për raportimet e tyre periodike dhe shqetësimet kryesore kanë qenë për amnistinë fiskale. Në emër të Partisë Demokratike e kam kundërshtuar amnistinë fiskale”, ka thënë Tabaku.


“E kam kundërshtuar, si një iniciativë, e cila nuk shkon në të njëjtën linje me shtetin ligjor, por nga ana tjetër cenon punën e bizneseve të ndershme. Ligji i amnistisë fiskale do t’i hapë rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv, që në 8 vitet e fundit në Shqipëri, ka qenë në rritje. Nuk besoj se ka emigrantë që është larguar në 30 vitet e fundit dhe ka dy milionë euro të padeklaruara”, theksoi ajo. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori