Ronaldo shfaqet në stërvitjet e Portugalisë me sy të mavijosur dhe një të çarë në hundë
Cristiano Ronaldo është fotografuar me një sy të nxirë dhe prerje në fytyrë në stërvitjen e Portugalisë pas një lëndimi brutal të shtunën.
Superylli portugez pësoi lëndim në një përplasje të tmerrshme me portierin e Republikës Çeke, Tomas Vaclik gjatë një fitoreje 4-0 të shtunën.
Ronaldo luajti për 90 minutat dhe është ende në gjendje të marrë pjesë në stërvitje – megjithëse me shenja të dukshme të përplasjes së keqe.
Vaclik dhe Ronaldo u konfrontuan duke u munduar të fitonin një top, me krahët e portierit të Olympiacos që përplasen aksidentalisht në fytyrën e kundërshtarit të tij.
Pas trajtimit në fushë dhe kur gjaku u pastrua, CR7 vazhdoi të luante, por nuk shënoi.
Pavarësisht lëndimit të tij, 37-vjeçari pritet të luajë në front në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, para Kupës së Botës në Katar në nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251