LAJMI I FUNDIT:

Edhe kjo i ndodhë rusëve, arrestojnë në Moskë të riun që mbështet pushtimin e Ukrainës – tallen me pamjet ukrainasit

Edhe kjo i ndodhë rusëve, arrestojnë në Moskë të riun që mbështet pushtimin e Ukrainës – tallen me pamjet ukrainasit

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video të re, ku shihet se si policia ruse arreston të riun që mbështet pushtimin rus në Ukrainë.

Ai në fakt po debatonte ashpër me kundërshtuesit e luftës në Ukrainë, duke pretenduar se Ukraina është “territor rus”, por protestuesit në Moskë e kundërshtonin duke thënë se Luhansku e Odesa e shumë qytete tjera nuk janë të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në ato momente kaosi dhe paniku, policia duket se e ngatërron me qytetarët që kundërshtonin luftën e në veçanti mobilizimin që e shpalli Rusia, ku mbi 300 mijë rezervistë do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.


Policët i afrohen nga pas dhe e arrestojnë të riun, e kjo mjaftoi që Gerashchenko ta publikojë videon me të cilën tallet dhe me një dozë ironie shtron një pyetje.

“A e arrestuan rusët një nga promovuesit e tyre? Natyrisht. Kjo është Rusia”, shkroi me një dozë ironie Gerashchenko.

Ndryshe në Rusi që nga shpallja e mobilizimit të pjesshëm kanë shpërthyer protesta, ku policia ruse nuk po kursen askënd – duke arrestuar me mijëra qytetarë që po e ngritin zërin kundër Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Botë
Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Serbia
Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Azia
Kalo në kategori