LAJMI I FUNDIT:

Broja flet para përballjes me Izraelin, formën e tij aktuale si dhe pritshmëritë që kanë të gjithë te ai

Broja flet para përballjes me Izraelin, formën e tij aktuale si dhe pritshmëritë që kanë të gjithë te ai

Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në kompleksin në Durrës.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Izraelit të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja theksoi në fjalën e tij se ekipi do të udhëtojë drejt Izraelit vetëm me një qëllim, për të marrë tre pikët.


Talenti i Chelseat tregoi se ndihet në formë shumë të mirë, ndërsa theksoi se nuk ndjen presion.

Sfidat e radhës dhe përgatitjet me Kombëtaren– Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi përgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tre pikët.

Do të jeni në formacion në ndeshjen ndaj Izraelit? – E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët.

Çfarë duhet për të mposhtur Izraelin? – E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë sepse na kanë mundur në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe na duhet fitore dhe uroj të luajmë mirë si ekip dhe të marrim fitoren.

A ndjej presion sepse kanë pritshmëri për mua? – Nuk kam shumë presion se luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam presion.

Forma aktuale e Brojës – Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe këtu në Shqipëri dhe jam fizikisht mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve

Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve

Serie A
Kalo në kategori