LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi nga shkolla i arsimtares për shkak të shamisë, kanoset nga një grup i personave drejtori i shkollës në Suharekë

Përjashtimi nga shkolla i arsimtares për shkak të shamisë, kanoset nga një grup i personave drejtori i shkollës në Suharekë
Ilustrim

Drejtori i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë ka raportuar në polici se është duke u kanosur nga një grup i personave përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit të policisë thuhet deri te kanosja e tij ka ardhur si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje.


“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Në Suharekë, përjashtohet arsimtarja nga shkolla për shkak të shamisë
Lexo po ashtu Në Suharekë, përjashtohet arsimtarja nga shkolla për shkak të shamisë

Ndryshe ditë më parë u raportua se arsimtarja e matematikës, Remzie Lezi është përjashtuar nga një shkollë në Komunën e Suharekës për shkak se mbante shami.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohej nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

Lidhur me këtë qështje kishte reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj u shpreh se mësimdhënësja vazhdon detyrat derisa ndaj saj nuk ka ndonjë procedurë disiplinore. Ai tha se bordi i prindërve nuk mund të përjashtojë apo punësojë mësimdhënës.

U raportua se mësimdhënësja me shami u përjashtua nga shkolla, reagon Muharremaj: Bordi i prindërve nuk punëson apo largon një mësimdhënës nga puna
Lexo po ashtu U raportua se mësimdhënësja me shami u përjashtua nga shkolla, reagon Muharremaj: Bordi i prindërve nuk punëson apo largon një mësimdhënës nga puna

“Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mire. Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale. Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur”, kishte shkruar Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori