LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Të parandalohen përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

Borrell: Të parandalohen përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor
Foto: Arkiv

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë dakorduar në një takim në Pragë se duhet të parandalohen përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se për stabilitetin e Evropës, rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane.

“Ne bashkëpunojmë në Bosnje dhe Hercegovinë ku operacioni ALTHEA luan një rol kyç për stabilitetin. Ne duhet t’i ofrojmë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e krizave në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vërejmë përpjekje nga jashtë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në një konferencë për shtyp gjatë takimit, transmeton Telegrafi.

Siç transmeton N1, Ballkani Perëndimor dhe Afrika ishin në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes kur diskutuan pasojat globale të pushtimit rus të Ukrainës me pikat e reja të krizës në mbarë botën si dhe rajonet që Rusia po synon t’i destabilizojë.


“Partnerët në jug [të Evropës] janë të ekspozuar ndaj mbajtjes peng nga Rusia, veçanërisht kur bëhet fjalë për eksportet e drithërave. Ne jemi të kënaqur që marrëveshja e eksportit është në fuqi dhe dërgesat e para tashmë kanë mbërritur në Xhibuti. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me OKB-në, e cila luan një rol kyç diplomatik në këtë”, tha Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori