Qeveria do të punojë me Komunën e Tetovës për të definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski deklaroi se është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse ka nevojë për ndryshim të planit bazë.
“Është e nevojshme të bëjmë projektim dhe kur ta bëjmë projektin duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj rruge, a do të mund të realizohet në mënyrën se si është paraparë dhe nëse është e mundur, ta realizojmë”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës në anën e tyre që duhet të lidhë dy qytetet. Plani fillestar parashikonte mes tjerash edhe tunel 6 kilometërsh. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milion euro. Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë.
Për këtë çështje, në Prishtinë ka zhvilluar takime zv.ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli. Megjithatë, zyrtarët në Shkup dhe në Prishtinë diskutojnë edhe për një lidhje tjetër të mundshme infrastrukturore. Nikollovski kërkon angazhim serioz nga qeveria e Kosovës, që të investojnë për lidhje hekurudhore me Shkupin dhe si pasojë, edhe me Selanikun.
“Mendoj se përfitimi do të jetë i dyfishtë, e para për qytetarët sepse lëvizja e qytetarëve është e lartë dhe do të ulet koha e pritjes në kufi. Mendoj duhet të kemi trena ditor nga Shkupi në Prishtinë, që do të lëvizin nga qendra e Shkupit, në qendër të Prishtinës. E dyta arsye është biznesi, ekonomia. Për momentin përfaqësinë e Selanikut bizneset e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë në linjë hekurudhore por e shfrytëzojnë vetëm me automjete sepse nuk ka lidhje të duhur hekurudhore. Nga ana jonë ne kemi bërë gjithçka kemi bërë dhe jemi të gatshëm që nesër ta nisim atë punë”, shtoi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Autoritetet e transportit në Prishtinë janë ftuar për vizitë zyrtare në Shkup në lidhje me këto projekte./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë