LAJMI I FUNDIT:

Meta akuzon Ramën për korrupsion me ujësjellësin e Memaliajt

Meta akuzon Ramën për korrupsion me ujësjellësin e Memaliajt

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sot atë që ai e cilëson një skandal korrupsioni, ku kryeministri Edi Rama inaguroi fillimin e punimeve të ujësjellësit të Memaliajt më 7 prill të vitit 2021, ndërsa fituesi i tenderit u shpall dy ditë më pas.

Në një deklaratë për mediat, Meta tregoi se sa vite burg rrezikon një zyrtar i cili ushtron funksione publike, për një rast të tillë.

Sipas Metës, është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, pasi punimet kanë filluar pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.


“Jua kam thënë që përgjigjet e Edi Ramës dhe jo vetëm të atij, do të jenë përpara ligjit me provat e tij, me firmat e tij, me ligjet e tij dhe ne nuk do të falsifikojmë asgjë, përkundrazi. Për rastin konkret, neni 248 i shkeljeve penale nga Kodi Penal për shpërdorimin e detyrës, e bën të qartë që kryerja apo jo me dashje në kundërshti me ligjin nga personi që ushtron fuksione publike, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Neni tjetër i shkelur qartësisht, është neni 258, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Nëse një vepër publike, kur kryhet tender apo ankand publik me vlerë mbi 800 mijë lekë, dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Shkeljet gjithashtu në Kodin Zgjedhor, sepse jemi para zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse largohen shqiptarët. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, konkurrenca e lirë, meritokracia”, theksoi ai. /Telegrafi/