Dyshimet rreth dhunimit të një femre nga pesë persona në Prishtinë, Prokuroria bën të ditur se viktima ishte e mitur
Një femër në Prishtinë dyshohet se është dhunuar të shtunën nga pesë persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima e cila ishte cak i dhunimit është e mitur.
Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria kanë bërë të ditur gjithashtu se ndaj dy të arrestuarve prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë në Prishtinë.
Ulaj ka shtuar se ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante.
“Meqë kemi të bëjmë me procedurë për të mitur, nuk mund të japim informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë”, ka thënë ajo.
Ndryshe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend