LAJMI I FUNDIT:

Në 26-vjetorin e rënies kujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Në 26-vjetorin e rënies kujtohen Ilir Konushevci e Hazir Mala

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala në 26-vjetorin e rënies.

Osmani thekson se vrasja e Konushevcit së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për  UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj.


“Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për  UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj.

Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij.

Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/