LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj të pushtimit të pajustifikueshëm rus në Ukrainë – si ka ndryshuar situata në terren

Gjashtë muaj të pushtimit të pajustifikueshëm rus në Ukrainë – si ka ndryshuar situata në terren

Ukraina po përpiqet të shtyjë forcat ruse në jug, ndërsa trupat ruse vazhdojnë të hasin në rezistencë edhe në lindje.

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Forcat ruse kanë humbur dhjetëra mijëra ushtarë si dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 16.6 miliardë euro.


Përplasje në jug

Forcat ukrainase po vazhdojnë përpjekjet për të zmbrapsur trupat ruse rreth qytetit jugor të Khersonit.

Pamjet në internet kanë treguar shpërthime rreth urës Antonivskiy, e cila është sulmuar vazhdimisht që nga 19 korriku.

Ura është një lidhje kryesore midis qytetit Kherson dhe anës lindore të lumit Dnieper, raporton bbc.

Raportet sugjerojnë se forcat ukrainase po përdorin për të bombarduar zonën, raketat e shumta Himars të sjella nga SHBA-ja.

Forcat ruse kanë kryer gjithashtu sulme të shumta rreth Khersonit dhe Mykolaivit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Burimet ruse dhe ukrainase vazhdojnë të raportojnë për granatimet pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja kanë mirëpritur një marrëveshje – të miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin të premten – për të lejuar inspektorët e OKB-së të vizitojnë fabrikën në një datë të ardhshme.

Në portin jugor të Odesës, një numër i vogël anijesh janë lejuar të largohen duke transportuar grurë, pasi u arrit një marrëveshje me Rusinë me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë.

Të dielën, forcat ruse thanë se kishin shkatërruar me sukses një depo municioni në qytet dhe sulmet e artilerisë nga forcat ruse në Odesa janë duke vazhduar, sipas ISW.

Në Krime, forcat dhe artileria ruse janë shënjestruar së fundi prej dronëve të ushtrisë ukrainase.

Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia në Krime tha se një dron ukrainas që synonte flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit u rrëzua të shtunën.

Pavarësisht luftimeve, zona ka qenë e njohur për disa turistë rusë.

Rusia synon lindjen

Zyrtarët rusë kanë thënë se forcat e tyre po luftojnë për “çlirimin e plotë” të Donbasit, që i referohet gjerësisht rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, ku separatistët e mbështetur nga Rusia mbanin një territor të rëndësishëm përpara pushtimit.

Forcat ruse tani kontrollojnë të gjithë rajonin e Luhanskut dhe ato po vazhdojnë të bëjnë përparime në rajonin e Donetskut.

Trupat ruse kanë kryer sulme të kufizuara tokësore në zonën jugore të Izyumit gjatë ditëve të fundit.

Analistët e ISW thonë se këto janë sulme “prishëse” ose përçarëse dhe jo një përpjekje koherente për të avancuar.

Sulmet ruse janë raportuar gjithashtu rreth Bakhmut, në jug të Kramatorsk, dhe në veri të qytetit të Donetsk, me granatime dhe zbulime të vazhdueshme nga dronët rusë në shtrirje të gjata të linjës së kontaktit.

Armët perëndimore forcojnë Ukrainën

Dërgesat perëndimore të armatimit të rëndë – të tilla si sistemet e lëshimit të raketave të shumta Himars të SHBA – kanë arritur në vijën e frontit javët e fundit, duke lejuar Ukrainën të sulmojë nga një largësia më e madhe.

Oficeri në pension i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Richard Barrons i tha BBC-së se ai nuk kishte asnjë dyshim se arritja e “disa armëve perëndimore ka bërë një ndryshim” për palën ukrainase.

Të premten, Britania e Madhe njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 775 milionë eurosh për Ukrainën, duke përfshirë dronët e zbulimit për të ndihmuar në shënjestrimin e artilerisë.

Gjithashtu edhe SHBA-ja ndau një paketë të re të ndihmave ushtarake prej rreth tre miliardë euro për forcat ukrainase.

Me një pjesë të madhe të luftimeve të përqendruara rreth pozicioneve kyçe, shumë analistë thonë se përmirësimi i saktësisë së sulmeve ukrainase mund të jetë vendimtar në disa zona.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, por forcat ukrainase rimorën zona të mëdha rreth Kievit në fillim të muajit prill pasi Rusia braktisi shtytjen e saj drejt kryeqytetit.

Zonat në perëndim të vendit, duke përfshirë Lviv, kanë parë sulme me raketa, por jo përpjekje nga forcat ruse për të marrë dhe pushtuar tokën.

Rusët kanë pësuar humbje të mëdha që nga fillimi i pushtimit dhe sasi të konsiderueshme të armatimit ruse janë shkatërruar ose kapur gjithashtu.

Rreth këtyre hartave

Për të treguar se cilat pjesë të Ukrainës janë nën kontroll nga trupat ruse, BBC ka shfrytëzuar vlerësimet ditore të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës me Projektin e Kërcënimeve Kritike të Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve.

Për të treguar fushat kryesore ku po ndodhin përparime, BBC ka shfrytëzuar gjithashtu përditësime ditore nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dhe hulumtimi i saj.

Situata në Ukrainë po ecën me shpejtësi dhe ka të ngjarë që do të ketë raste kur ka pasur ndryshime që nuk pasqyrohen në harta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
A është uria arma më vdekjeprurëse e konflikteve moderne?

A është uria arma më vdekjeprurëse e konflikteve moderne?

Botë
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Botë
Njerëzit tani kanë trurin më të zhvilluar, por ne duket se po paguajmë një çmim të lartë për këtë

Njerëzit tani kanë trurin më të zhvilluar, por ne duket se po paguajmë një çmim të lartë për këtë

Botë
Kalo në kategori