LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i SHBA-së për sulmin me bombë ku vdiq Darya Dugina

Reagimi i SHBA-së për sulmin me bombë ku vdiq Darya Dugina

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve kudo, kur u pyet për vrasjen e Darya Duginas, vajzës së një ultra-nacionalisti rus, në një sulm me bombë me makinë pranë Moskës.

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, zëdhënësi Ned Price nuk pranoi të thoshte nëse Washingtoni e dinte se kush qëndronte pas sulmit, por tha se nuk kishte dyshim se rusët do të nxirrnin “përfundime të sigurta”.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi shërbimet sekrete të Ukrainës për vrasjen e Dugina-s, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje në shpërthim.

Gazetarja Darya Dugina, 29 vjeçe, vdiq të shtunën kur një automjet që ajo po drejtonte shpërtheu pranë kryeqytetit të Rusisë.

Babai i saj Alexander Dugin, që thuhet se ishte i afërt me Putinin, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit. /Telegrafi/