Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave.
Kompanitë e transportit lumor dhe ato të logjistikës në Gjermani do të ndërpresin për arsye sigurie shumicën e udhëtimeve të anijeve të transportit në lumin Rin.
Kjo ndërprerje bëhet për shkak të rënies së nivelit të ujit.
Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava niveli i ujit të lumit Rin të bjerë nën 40 cm dhe kjo e bën të pamundur lundrimin pa rrezik të anijeve të transportit.
Hungari – nivel kritik i lumit Danub
Javët e fundit është duke rënë drejt niveleve kritike edhe sasia e ujit në lumin Danub në Hungari, ndërkohë që pjesë të liqenit Velence, në jugperëndim të Budapestit, këtë javë u thanë tërësisht.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Barnabas Virag paralajmëroi se periudha e gjatë e thatësirës, e shoqëruar me ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj furnizimit me drithëra dhe ushqime, mund shkaktojë rritjen e çmimeve të ushqimeve muajt e ardhshëm dhe të përkeqësojë prirjen për inflacion me të cilën po përballet vendi.
Mot tepër i thatë në Britaninë e Madhe dhe Francë
Edhe Britania e Madhe po përjeton motin më të thatë prej më shumë se një shekull. Shërbimi kombëtar i motit e shpalli korrikun si muajin më të thatë për Anglinë që nga viti 1935, me reshje mesatare prej 23.1 milimetra. Prej thatësirës edhe lumi Thames po përjeton një mungesë të paparë uji.
Kurse në rajonin jugperëndimor të Burgundisë në Francë, lumi Tille në fshatin Lux u tha plotësisht. Në shtratin e lumit dolën në pah mijëra peshq të ngordhur.
Për shkak të thatësirës Franca është detyruar të vendosë kufizime të ndryshme për përdorimit të ujit në mbarë vendin.
Paralajmërime për të korrat
Moti i thatë i kombinuar me inflacionin dhe konfliktin në Ukrainë po e përkeqësojnë edhe gjendjen e fermerëve në Evropën Perëndimore.
Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Joachim Rukwied, paralajmëroi së fundi, se nëse nuk do të ketë reshje së shpejti, të korrat e këtij viti mund të preken rëndë nga vala e të nxehtit.
“Për momentin ne po luftojmë në shumë fronte. Çmimet e plehrave kimikë janë katër herë më të larta se një vit më parë. Çmimet e energjisë janë dy herë më të larta. Çmimet e ushqimit për kafshë janë rritur”, tha Rukwied
“Nëse nuk bie shi së shpejti, atëherë kemi frikë se rendimentet e të korrave mund të reduktohen deri në 30 për qind ose 40 për qind”, përfundon ai. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare