LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës edhe 4.5 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës edhe 4.5 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë qeverisë ukrainase edhe 4.5 miliardë dollarë, ku shuma totale e mbështetjes financiare që nga fillimi i pushtimit rus do të shkojë në 8.5 miliardë dollarë, ka bërë të ditur të hënën agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Financimi, koordinimi me ministrinë e Financave të SHBA-ve përmes Bankës Botërore, do t’i çojë qeverisë ukrainase para të majme, transmeton Telegrafi.


Kjo ndihmë është vazhdimësi e transferimit të mëparshëm prej 1.7 miliardë dollarëve – përkatësisht ato të korrikut, e 1.3 miliardë tjera janë dërguar në qershor, ka njoftuar ndër tjera USAID, raporton Reuters.

Ukrainasit publikojnë pamjet: Parandaluam vrasjen nga rusët të ministrit dhe shefit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet: Parandaluam vrasjen nga rusët të ministrit dhe shefit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes

Washingtoni gjithashtu i ka siguruar mbështetje ushtarake prej miliarda dollarëve, dhe së shpejti planifikon të dërgojë pakon e re të armëve që kap shumën e një miliardë dollarëve.

Mbetet e SHBA-ve do të duhej ta ndihmonin qeverinë ukrainase që të mbajë në funksion pozitat kyçe, përfshirë ndihmën sociale dhe financiare për banorët që po e ndjejnë çdo herë e më shumë varfërinë – si dhe fëmijët me invaliditet dhe për miliona njerëz të zhvendosur në kohën kur luftimet e ashpra po vazhdojnë në këtë vend.

SHBA premton 1 miliard dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA premton 1 miliard dollarë shtesë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin, pati urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke menduar se një gjë të tillë do t’ia arrijnë brenda 48 orëve, por gjërat dolën krejt ndryshe.

Moska akoma nuk arrin të ketë nën kontroll këtë vend, madje çdo ditë raportohet për qindra mijëra ushtarë rusë të vrarë në fushëbeteja. /Telegrafi./

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori