LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi kritikohet për mospjesëmarrje në Komisionin ku do të shqyrtohej raporti i MSh-së

Ministri Latifi kritikohet për mospjesëmarrje në Komisionin ku do të shqyrtohej raporti i MSh-së

Ministri i Shëndetësisë, Riftat Latifi, ka munguar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e raportin të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.

Kjo pasi i njëjti ka shkuar për vizitë në Spitalin e Mitrovicës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami e ka kritikuar ministrin Latifi për mospjesëmarrje, duke thënë se ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe më pas të shkonte në Spitalin e Mitrovicës.

Para anëtarëve të Komisionit, Bajrami ka thënë se para dy orëve kanë marrë informatën se ministri nuk mund të vijë.

“Nuk po them që vizita në Spitalin e Mitrovicës është e parëndësishme, për juve është e rëndësishme, por për mua më e rëndësishme do të ishte ministri me qenë këtu. Ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe të shkojë. Prej orës 10:00 është atje. Kjo po bëhet me qeverinë e juaj, asnjëherë përpara nuk ka ndodhur”, është shprehur ajo.

Anëtarët e Komisionit vendosën që raporti i Ministrisë së Shëndetësisë të shkojë në seancë, për shkak të mungesës së ministrit Latifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij

D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij

Lajme
Kalo në kategori