LAJMI I FUNDIT:

Kovçevski-Sanchez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fuqishëm

Kovçevski-Sanchez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fuqishëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejon, zhvilluan sot takim kokë më kokë, ku u konfirmua edhe një herë miqësia e fortë mes Mbretërisë së Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u theksua se Spanja është përkrahëse e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e saj integruese evropiane.


“Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, u vlerësua se dy vendet, të cilat janë edhe aleate të NATO-s, prej tre dekadash po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se angazhime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.

“Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez-Catejón, delegacionet nga të dy vendet zhvilluan një takim dypalësh ku morën pjesë zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori