LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pranon të shkurtojë përdorimin e gazit rus

BE-ja pranon të shkurtojë përdorimin e gazit rus

Ministrat e energjisë të BE-së kanë rënë dakord që vendet e tyre të reduktojnë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimet.

Pas bisedimeve të martën, anëtarët e Bashkimit Evropian ranë dakord që vendet duhet të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15 për qind nga gushti në mars.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur!”, shkroi në Twitter Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, raporton bbc.


Megjithatë, dokumentet e parë nga BBC-ja sugjerojnë se marrëveshja ishte dobësuar, me vendet në gjendje të kërkonin përjashtime.

“Qëllimi i reduktimit të kërkesës për gaz është që të bëhen kursime përpara dimrit, në mënyrë që të përgatiten për ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz nga Rusia, e cila vazhdimisht përdorë furnizimet me energji si armë”, njoftoi BE-ja.

Marrëveshja thotë se reduktimi i kërkesës për gaz do të bëhet i detyrueshëm nëse furnizimet arrijnë nivelet e krizës.

Megjithatë, BE-ja tha se disa vende që nuk janë të lidhura me linjat e tubacioneve të gazit të vendeve të tjera anëtare do të përjashtohen nga çdo urdhër i detyrueshëm i reduktimit të gazit pasi nuk do të jenë në gjendje të marrin furnizime alternative.

Shtetet të cilat nuk janë të lidhura me sistemin evropian të energjisë elektrike dhe që varen shumë nga gazi për prodhimin e energjisë elektrike janë gjithashtu të përjashtuara, njoftoi BE-ja, në mënyrë që të shmanget rreziku i një krize të furnizimit me energji elektrike.

Vendet gjithashtu mund të kërkojnë lehtësimin e rregullave nëse tejkalojnë objektivat e mbushjes së ruajtjes së gazit, nëse varen shumë nga gazi për industritë “kritike”, ose nëse konsumi i tyre i gazit është rritur me të paktën 8 për qind në vitin e kaluar krahasuar me mesataren. të pesë viteve të fundit.

Priteshin shumë përjashtime për shkak të rezistencës nga disa shtete anëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Evropa
Pas Rumanisë, një tjetër anëtar i NATO-s raporton për dron rus në tokën e tij

Pas Rumanisë, një tjetër anëtar i NATO-s raporton për dron rus në tokën e tij

Botë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Droni rus futet në hapësirën ajrore rumune, anëtari i NATO-s ngrit në ajër aeroplanët F-16

Droni rus futet në hapësirën ajrore rumune, anëtari i NATO-s ngrit në ajër aeroplanët F-16

Evropa
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Kalo në kategori