LAJMI I FUNDIT:

Honor prezanton tabletën Pad 8 me ekran prej 12 inç dhe Snapdragon 680

Honor prezanton tabletën Pad 8 me ekran prej 12 inç dhe Snapdragon 680

Honor pati një “festë masive” të prezantimeve të produkteve dhe tableta e re Honor Pad 8 ishte një nga ato produkte.

Pajisja e re është vazhdim i serisë nga viti i kaluar Pad V7 dhe vije me një ekran të madh prej 12 inçëve, çipin nga Qualcomm dhe një bashkëngjitje opsionale të tastierës.


Ekrani i Pad 8 është një panel IPS LCD me rezolucion prej 2000×1200 pikselave. Ka korniza të vogla në të gjitha anët, ndërsa korniza e lartë një kamerë të montuar prej 5MP. Ndërsa ka edhe një kamerë tjetër prej 5MP në pjesën e pasme, shkruan GSMArena, përcjell Telegrafi.

Snapdragon 680 është çipi i montuar në këtë pajisje, ndërsa opsionet e RAM memories janë 4GB, 6GB dhe 8GB. Të tre opsionet kanë hapësirë të brendshme prej 128GB. Edhe pse Honor nuk tha ndonjë gjë në lidhje me hapësirën e Micro SD Card, mund të thuhet se nuk ka hapësirë për të.

Pad 8 është një pajisje për argëtim multimedial, dhe Magic UI 6.1 sjell ekran të ndarë të cilën e mbështet për më shumë se 6,000 aplikacione. Ka miniaplikacione, “dritare lundruese” dhe aftësinë për lidhjen e tabletës me disa telefona të mençur të Honor.

Honor Pad 8 peshon vetëm 520 gram me një trup të hollë elegant prej 6.9mm. Porti USB-C gjendet në pjesën e poshtme që përdoret për mbushjen e shpejtë prej 22.5W të baterisë me kapacitet prej 7,250mAh.

Honor e ofron Pad 8 me tre ngjyra, E bardhë, Blu dhe e Gjelbër Mente. Çmimet fillojnë nga 215 eurove, por që me porosite e hershme mund ta blini me çmim prej 203 eurove. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon

Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk

Teknologji
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

Teknologji
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
Kalo në kategori