LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Meta zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh

Osmani: Meta zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh

Pas takimit, me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media, tha se presidenti Meta ishte zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh

Osmani tha se Meta po e përmbyll mandatin si president, duke vizituar Kosovën e motrave dhe vëllezërve të tij.


“Dua të uroj Shqipërinë që para pak ditësh së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, në familjen evropiane, aty ku e ka vendin edhe Kosova”, tha Osmani, transmeton Telegrafi.

“Zoti president keni qenë zëri ynë aty ku nuk jemi përfaqësuar. Në veçanti keni zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh. Ide e aventura këto të rrezikshme, pasojat e të cilave po ndihen edhe sot, por të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund”, tha Osmani.

“Ju i keni dhënë mbështetje Kosovës gjatë udhëheqjes suaj, dhe kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës ku iu jepet mundësi. Miqësia e bashkëpunimi do të mbesin të përhershme. Është e nevojshme që marrëveshjet ndërqeveritare të zbatohen edhe në praktikë”.

“Agjenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin e vendit tonë si vend sovran dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kosova po punon për të përgatitur aplikimin për statusin kandidat. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në funksion të paqes. Ajo çka na bashkon është e ardhmja euroatlantike”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova ka qenë dhe mbetet shtëpia e dytë e presidentit Meta, prandaj është i mirëseardhur kurdo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori