LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury konfirmon rikthimin sensacional nga pensionimi, por vetëm nëse Usyk deklason Joshuan

Tyson Fury konfirmon rikthimin sensacional nga pensionimi, por vetëm nëse Usyk deklason Joshuan

Tyson Fury ka konfirmuar se do të dalë nga pensioni për të luftuar Oleksandr Usyk nëse ukrainasi mposht Anthony Joshua në revanshin e tyre.

Kampioni i peshave të rënda të WBC njoftoi tërheqjen e tij nga boksi profesionist pasi mundi Dillian Whyte në një Wembley të stërmbushur në prill.


Por, për habi, Fury tani ka sugjeruar se ai mund të tundohet të bëjë një rikthim nëse Usyk mund Joshuan për herë të dytë.

Fury announced his retirement after beating Dillian Whyte in April (Image: Alamy)

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë, Usyk, mundi Joshuan me vendim unanim në shtator për të fituar titujt e botës në peshën e rëndë WBA, WBO dhe IBF.

Dyshja do të takohen sërish në një revansh në Jeddah të Arabisë Saudite më 20 gusht.

Fury ka thënë se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në stërvitjen e Joshuas për luftën, një ofertë e cila është refuzuar nga sfiduesi.

Kushtet e Tyson Furyt për t'u rikthyer nga pensionimi dhe të përballet me Joshuan
Lexo po ashtu Kushtet e Tyson Furyt për t'u rikthyer nga pensionimi dhe të përballet me Joshuan

“Unë do ta stërvitja atë për të mundur Usykun shumë lehtë, por ai nuk dëshiron ndihmën time sepse unë patjetër do ta stërvitja atë për të fituar dhe ai padyshim nuk dëshiron të fitojë”, shtoi Fury për talkSPORT.

“Unë nuk do t’ju tregoja (planin e lojës) sepse kjo është sekret. Por, me siguri do të shihni se çfarë do të bëj”.

“Sepse kur ky i vogël i peshës së mesme të godasë përsëri bodybuilderin, ai do të humbasë përsëri, atëherë ata do të thërrasin që Akili të dalë”.

Fury has confirmed he will come out of retirement to face Oleksandr Usyk if the Ukrainian beats Anthony Joshua (Image: Alamy)

“Ata do të thërrasin dhe do të rënkojnë që Akili të kthehet. Dhe unë do t’i them: ‘Largohuni, unë jam pensionist, nuk dua të luftoj’”.

“Dhe pastaj, kur të më lusin të dal nga pensioni, do të kthehem, por do të jetë shumë e kushtueshme, siç thashë”.

“Dhe unë do t’ju tregoj se si të merreni me një peshë të mesme”, potencoi më tej ai.

Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës
Lexo po ashtu Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës

Fury gjithashtu pretendoi se do të ishte i gatshëm të përballej me Joshuan, por vetëm nëse ish-kampioni i peshave të rënda pranon të luftojë falas.

“Anthony Joshua është në shtëpinë e tij dhe unë do ta rrëzoj atë”, shtoi Fury. “Nëse ai mund Usykun, ai duhet të luftojë me mua falas në Angli, për tifozët. Jo për qindra miliona jashtë vendit në një vend të huaj, këtu, në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Televizion pa pagesë, bileta falas në Wembley. Do të shikohet nga 30 milionë njerëz falas. Jo PPV. Nuk ka para të fituara. Ne e bëjmë këtë për tifozët e MB. Le të shohim se kush është njeriu i vërtetë i fansave”.

“E di që jam, prandaj jam i gatshëm ta bëj falas në MB, por ai nuk do ta bëjë këtë, do të dojë të udhëtojë jashtë vendit sepse është biznesmen”, ka shtuar më tej Gypsy King. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori