LAJMI I FUNDIT:

Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës

Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës

Promotori i Matchroom, Eddie Hearn ka parashikuar se Tyson Fury do të dalë nga pensioni për t’u përballur me Anthony Joshuan – dhe përballja mund të zhvillohet para fundit të këtij viti.

The Gypsy King e thelloi rekordin e tij të pamposhtur në 32-0-1 në prill kur mposhti Dillian Whyten në raundin e gjashtë të duelit të tyre në Wembley. Ai tha në intervistën e tij pas duelit se ai planifikoi të respektonte një premtim që i bëri gruas së Parisit duke u tërhequr nga boksi.


Tifozët dhe bashkëluftëtarët kanë ngritur dyshime me pretendimin dhe kanë sugjeruar që Fury me të vërtetë do të kthehet në ring. Dhe promoteri i boksit, Hearn, duket se është dakord pasi ai u shfaq në mediat sociale dhe hodhi dyshimet e tij nëse Fury më në fund do të përballet me rivalin e vjetër Joshua.

Konfirmoi pensionimin, por gruaja e Tyson Fury e di se cili meç do t’ia thyente mendjen për rikthim
Lexo po ashtu Konfirmoi pensionimin, por gruaja e Tyson Fury e di se cili meç do t’ia thyente mendjen për rikthim

“Unë mendoj se ju do ta shihni Joshua-Fury çfarëdo që të ndodhë, me gjithë sinqeritet”, u tha promotori para 1.2 milion ndjekësve të tij në Instagram të martën. “Por, shpresojmë se mund ta shohim atë për kampionin e padiskutueshëm botëror të peshave të rënda në dhjetor”.

Që të ndodhë kjo, ‘AJ’ do të duhet të rimarrë titujt e IBF, WBO, dhe IBO dhe WBA (Super) të peshave të rënda kur të përballet me Oleksandr Usyk në revanshin e tyre të ardhshëm. Data dhe vendi për përballjen e tyre të dytë nuk janë përcaktuar ende, me raportimet e fundit që sugjerojnë se përballja mund të shtyhet deri në mes të gushtit.

Kjo do t’i jepte ish-olimpistit Joshua vetëm katër muaj ose më shumë për të pushuar dhe përgatitur për Furyn nëse parashikimi i dhjetorit i Hearnit do të rezultonte i saktë. Duke pasur parasysh ndryshimin e ngushtë midis këtyre datave, parandjenja e promotorit tashmë duket e pasigurt në rastin më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori