Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenet akumuluese kanë pësuar rënie. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8 metra në kuotën e kapërderdhjes, dhe sipas drejtuesve të kësaj kompanie, ky është niveli më i ulët prej pas luftës.
Aktualisht furnizimi me ujë nuk është rrezikuar po për shkak të konsumit të lartë gjërat mund të ndryshojnë dhe të fillojnë reduktimet.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, deklaroi për KosovaPress, se situatë pak më e mirë është në liqenin e Batllavës.
“Pjesa e liqeneve tona akumuluese, të dyja që menaxhojmë, në Batllavë dhe liqeni i Badovcit sa i përket pjesës së niveleve, niveli në liqenin e Badovcit është minus 8 metra nga niveli i kuotës së kaperderdhjës që përben nivelet me të ultë në periudhën e pas luftës. Liqeni i Batllavës është në nivel të mirë në aspektin e akumulimeve, mirëpo problematike si zakonisht është liqeni i Badovcit”, ka deklaruar Xhafa për KosovaPress.
Xhafa shtoi se aktualisht furnizimi me ujë për qytetarët që furnizohen ekskluzivisht nga liqeni i Badvocit po vazhdon rregullisht por kjo mund të ndryshojë dhe të fillojnë reduktimet.

“Sa i përket pjesës së rezervave nëse flasim referuar liqenit të Badovcit ne e kemi pjesën e trajtimit që bëjmë nga impianti në Shkabaj, duke marrë ujin nga liqeni i Ujmanit dhe Batllavë me këto të dyja i kompensojmë. Por, sigurisht nëse vazhdon një trend i tillë i konsumit, pjesët që furnizohet ekskluzivisht nga Badovci mund të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, më qëllim të tejkalojmë këtë periudhë të konsumit të madh ose këtë periudhe thatësie që po mbretëron tash e një kohë të gjatë”, ka theksuar Xhafa.
Xhafa tha se nëse vendoset që të aplikohen reduktimet atëherë ato do të jenë gjatë natës.
“Pjesa e reduktimeve që ne do të aplikojmë, parimisht do të mundohemi që mos të këtë reduktime siç ndodhi gjatë festës kur konsumi ishte normal dhe të gjithë kishim furnizim të mirë, mirëpo po themi nëse reshje nuk ka, që nuk pritet shumë të ketë në këtë sezon të thatë, atëherë reduktimet do të përqendrohen vetëm në oraret e natës, nuk do të bëjmë reduktime gjatë ditës. Përjashtimisht bëjnë pikat e larta të cilat për shkak të kërkesës së madhe mund të mbeten pa ujë, herë pas herë në kohë të pikut të konsumit maksimal”, u shpreh ai.
Qytetarët në Kaçanik dhe Han të Elezit së fundmi u përballen me ujë jo të pastër, por Xhafa garanton se në Prishtinë uji është i sigurt për pije. Ai shton se cilësia e ujit monitorohet 24 orë.
“Pjesa e cilësisë së ujit është e garantuar 100 për qind nga sistemet tona, ne gjithmonë bëjmë kontrolle edhe gjatë festës i kemi mbuluar me laboratorë tona… Sa i përket zonës sonë që furnizojmë, uji është i sigurt, është 100 për qind për pije, monitorohet 24 orë dhe gjithë konsumatorët i garantojmë dhe i sigurojmë që uji është i sigurt për pije”, vijojë Xhafa.
Kjo kompani është duke marrë masa edhe për ata persona të papërgjegjshëm që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellësit dhe bëjnë kyçje ilegale.
“Pjesa e kyçjeve ilegale në rrjetat e furnizimit më ujë, fatkeqësisht ende po vazhdon të jetë e lartë, jo vetëm tek ne por në nivel sektori. Ne kemi ekipet tona të inspektimit, kemi ndërruar oraret e inspektimit po i trajtojmë sipas kodit penal sepse dihet se kyçja ose prekja e infrastrukturës tonë përbën vepër penale sipas kodit penal, të gjitha këto raste jemi duke i trajtuar dhe duke i dërguar në gjykatë kompetente. Javën e shkuar ishin dikur rreth 20 raste që u dërguan, në çdo dy javë janë minimalisht nga 20 raste që dërgohen për procedim tutje në gjykatat kompetente”, ka thënë Xhafa.
KRU “Prishtina” apelon konsumatorët se shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker