LAJMI I FUNDIT:

Rënie e madhe e nivelit në Badovc, apel për kursim të ujit

Rënie e madhe e nivelit në Badovc, apel për kursim të ujit

Niveli i ujit nëpër liqenet artificiale në Batllavë e Badoc, ka rënë dukshëm, ndërsa gjatë muajve të verës, nëse mungojnë reshjet atmosferike, pritet të bjerë edhe më shumë.

Nga Ujësjellësi Prishtina bëjnë thirrje për kursim të ujit, derisa për qytetarët që nuk e kanë paguar ujin, mbi 800 persona janë dërguar në përmbarues.

Vetëm në Badoc niveli i ujit ka rënë në 7 metra, nga maksimalja. E ky nivel pritet të thellohet edhe më shumë nga temperaturat e larta të muajve të ardhshëm. Kjo situatë është shqetësuese për banorët e rajonit të Prishtinës.

“Qyteza e Graqanicës dhe zona e fshatit Hajvali, Veterrniku zona e Matit deri në pejsën e qytetit të Prishtinës janë zona që afektohen 100% nga Badovci dhe këto mund të ndikohen me reduktime. Ne do të bëjmë çmos që sidomos banorët e kryeqytetit të mos hyn në reduktime, por nëse nuk kursehet uji normalisht që do të ketë mungesa e sidomos në pikat e larta”, tha për RTK-në, Sokol Xhafa u.d kryeshef i ujësjellësit ‘Prishtina’.

Si pasojë e borxheve më shumë se 1000 euro, ujësjellësi rajonal Prishtina këtë vit i ka dërguar më shumë se 860 lëndë te përmbaruesi privat. Ndërsa, përfaqësues të Autoritetit Regullativ të shërbimeve të ujit thonë se gjatë këtij viti janë ankuar 123 konsumatorë.

“Kryesisht ankesat e konsumatorëve kanë të bëjnë me kontestimin e borxheve, kontestimit të faturimit, mos leximit të ujëmatësve, faturimi paushall i cili është i kundërligjshëm etj. Pra ankesat e tyre janë më shumë në aspektin financiar se sa në atë teknik”, theksoi Hajrie Morina, drejtoreshë e Autoritetit Rregullativ të Ujit.

Përveç thatësisë klimatike, mungesë të ujit ka edhe për shkak të keqpërdorimeve nga konsumatorët. Ekologia Egzona Shala thotë se si shtet, Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm, andaj edhe institucionet duhet të krijojnë mekanizma për ruajtjen e ujit. Ndërsa, qytetarët duhet ta fitojnë shprehinë e mbledhjes së ujit nga shiu.

“Kemi keqpërdorim të ujit nga qytetarët dhe nga bizneset individuale. Sidomos një numër i madh është edhe nga industria dhe autolarjet. Pastaj kompensimi i ujit nuk është i drejtë. Janë edhe disa pajisje shumë të thjeshta që ne mundemi me i vendos në shtëpitë e tona dhe ta mbledhim ujin e shiut që ta përdorim për ujitje dhe pastrim”, Egzona Shala.

Për banorët e Prishtinës ende nuk ka plan të reduktimeve, ndërsa me ndërprerje të ujit po përballen disa fshatra të komunave të Lipjanit, Shtimes e Podujevës, raporton televizionipublik.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori