Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, i cili tha se këtë vit Kosova mund të mbulojë vetëm 30 për qind të nevojave të vendit me prodhimin e grurit.
Peci, përmes një postimi në Facebook, tha se të dhënat zyrtare për korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë indivit tjetër, teksa shtoi se deklaratat e tilla, duke iu referuar Tahirit, janë dezinformuese për publikun.
“Të dhënat zyrtare rreth korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë individ tjetër. E çdo kush që pretendon që për teke personale ta dezinformojë opinionin publik dhe t’i shqetësojë Qytetarët e Republikës së Kosovës rreth sigurisë ushqimore, e ka shumë gabim”, ka shkruar Peci, transmeton Telegrafi.
Ai më tej tha se “për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar e që totali është rreth 91,436.11 hektarë bazuar në të dhënat e marra nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në raportin e aplikimeve për Programin e Pagesave Direkte. Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak”.
“Nga të dhënat që posedojmë deri më tani si Institucion, teksa procesi i korrje-shirjeve është në vazhdimësi dhe akoma nuk është finalizuar, vetëm me grurë janë rreth 66,159.52 ha të mbjellura. Kjo shifër përfshinë edhe sipërfaqet nën dy hektarë ndërsa mbi dy hektarë numri i sipërfaqeve të mbjellura është 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55% krahasuar me vitin e kaluar, ku sipërfaqet e mbjellura me grurë mbi dy hektarë kanë qenë rreth 44,381.83 hektarë”.
Sipas tij, deri më tani, nga tereni raportohet që rendimenti në shumicën e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4000kg për hektarë.
Peci ka kërkuar nga qytetarët, të mos bien pre e keq-informimit nga individë të cilët, sipas tij, nuk kanë arritur që t’i realizojnë kapriçot e veta personale, e në këtë mënyrë të ndikojë në rritjen artificiale të kërkesës për produkte bazike ushqimore.
“Nuk ka vend as për panik, as për shqetësim të kësaj natyre”.
“Deklarata të tilla në mungesë të informacioneve të sakta dhe në mungesë të të dhënave, sidomos në paraqitje të tilla publike shkaktojnë çrregullim të tregut!”
Peci tha se janë në koordinim të vazhdueshëm institucional me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth ofrimit të mbështetjes sonë sa i përket çështjes së sigurimit të rezervës shtetërore.
Ndryshe, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikatës të Bujqve, tha sot se arat e Kosovës këtë vit pritet që të japin bukën për vetëm 30 për qind të nevojave të vendit, krahasuar me nevojën totale për konsum.
“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 për qind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë