LAJMI I FUNDIT:

“E dogji kosovari”

“E dogji kosovari”

Nga: Kastriot Dervishi

Nuk ka test më të mirë për të provuar karakterin antikombëtar të regjimit të Enver Hoxhës, sesa keqtrajtimi që u bëri shqiptarëve nga trevat shqiptare në Jugosllavi, të cilin vinin në Shqipëri, si dhe çamëve.

Në gjuhën e regjimit, të parët quheshin “emigrantë jugosllavë”, ndërsa në të folurën e popullit si kosovarë, pavarësisht se nga çfarë visesh vinin ata.


Një fat të keq pati edhe i riu Shuaip Isa Hoxha (Hoxhiq), nga një fshat afër Tivarit, i cili u burgos në moshën 24 vjeçare në vitin 1954 dhe u lirua në vitin 1991 kur ishte 61 vjeç.

Pasi doli në vitin 1973 nga burgimi i parë, e dërguan për të punuar në fermën e Tepelenës. Këtu nuk ndenji më shumë se dy vjet, sepse e arrestuan duke e akuzuar për diversion, e më pas shtuan për agjitacion e propagandë.

Gjithë ngjarja ishte se barin e pastruar e dogji, por era përhapi flakët. Kjo ngjarje aksidentale, pa asnjë qëllim, me mallkimin “e dogji kosovari” i dha një dënim të dytë me 20 vjet heqje lirie.

Shuaipi nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë, duke i quajtur falsifikime.

Ardhjen në Shqipëri e pagoi me tre dënime duke vuajtur plot 34 vjet, shtatë muaj, dy ditë.

Shuaip Isa Hoxha, kur hyri për herë të parë në burg