Shumë njerëzve u pëlqen ta lënë kondicionerin ndezur edhe kur shkojnë për të fjetur, por ekspertët kanë zbuluar nëse mund të ketë ndikim negativ në shëndet
Mark Reddick, një nga autorët e librit Sleep Advisor, thotë se përdorimi i kondicionerit gjatë gjumit mund të jetë i keq për ata që vuajnë nga astma dhe e njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e ventilatorit gjatë natës.
“Për shumë njerëz ventilatori, sidomos ai në tavan, i ndihmon të bien në gjumë, por nuk është aspak i mirë sepse mund të shkaktojë atak alergjik dhe tharje të syve”, tha ai.
E njëjta gjë vlen edhe për kondicionerin, kështu që ndoshta është më mirë të ftohni dhomën mirë përpara se të flini, pastaj fikni kondicionerin ose ta vendosni kondicionerin në një dhomë tjetër.
Nuk është mirë të kaloni gjithë natën me kondicioner ndezur në dhomën ku flini, pasi përveç sulmeve alergjike dhe problemeve me sytë e thatë dhe mukozën e hundës, janë të mundshme edhe probleme të tjera, si ngurtësim dhe dhimbje shpine.
Mark Reddick gjithashtu këshillon të pastroni rregullisht ventilatorët dhe kondicionerët para përdorimit, duke përmendur lëkurën e thatë si një pengesë tjetër të përdorimit të vazhdueshëm të tyre.
“Kur ajri fryn për një kohë të gjatë shpesh lëkura thahet. Losioni dhe kremrat do të ndihmojnë, por jo nëse kjo bëhet zakon gjatë gjithë verës”, shpjegoi ai.
Në vend të kondicionerëve, ekspertët këshillojnë vendosjen e perdeve me kusht që të mos kenë ngjyra të errëta pasi ato e tërheqin nxehtësinë. Po ashtu rekomandojnë dushin e shpeshtë, hidratimin me ujë të freskët, si dhe shmangien e alkoolit, kafeinës dhe pijeve me përqendrim të lartë të sheqerit. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit