LAJMI I FUNDIT:

Më të mëdha, më të gjelbra, më ekzotike: Cilat bimë shtëpiake do të jenë më të popullarizuarat këtë vit?

Më të mëdha, më të gjelbra, më ekzotike: Cilat bimë shtëpiake do të jenë më të popullarizuarat këtë vit?

Bimët kanë fuqinë për të transformuar lehtësisht një hapësirë dhe për të sjellë pak ekzotizëm në një enterier

Nga kaktuset e vogla te përbindëshat më të mëdhenj, dizajni i enterierit dhe bimët e shtëpisë kanë fituar rëndësi dhe kanë zënë gjithnjë e më shumë hapësirë të lirë në ambientet e brendshme.


Ky trend vazhdon dhe po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh, njofton Clever, përcjell Telegrafi.

Zogu i parajsës ose strelitzia ka një lule të bukur, të pazakontë në formë erashke që mund të lulëzojë, në varësi të pozicionit, në pjesën më të madhe të vitit. Mund të rritet deri në rreth 1 m lartësi, kështu që duhet t’i siguroni hapësirë të mjaftueshme.

Strelitzia gjithashtu ka nevojë për shumë dritë, por jo rrezet e diellit direkt, është ideale në një tarracë me xham ose me një hapësirë më të madhe.

Fikusi Audrey ose fiku i Bengalit në natyrë mund të rritet në përmasa epike, por gjithashtu rritet mirë në ambiente të brendshme dhe mund të rritet deri në dy metra lartësi.

Ai i do dritën dhe ngrohtësinë, ndërsa vendi i tij ideal është në një dritare në anën lindore ku nuk është tepër intensive. Duhet të ujitet çdo 7 – 10 ditë dhe të ruajë lagështinë.

Ndër kacavjerrëset, bima Rhapidospora Tetrasperma, e quajtur gjithashtu Monstera Minima, po rritet në popullaritet. Megjithëse gjethet e saj janë të ngjashme me Monstera delicio, ajo nuk është nga e njëjta familje.

Lulëzon në temperatura të dhomës ose më të ftohta dhe nuk ka nevojë të ujitet shumë, pak më shpesh në muajt e ngrohtë.

Fieroret do të jenë gjithashtu të kërkuara, parashikojnë ekspertët, dhe një shembull i mirë është fieri i pemës australiane, i cili pëlqen zonat e lagështa dhe me hije.

Toka duhet të jetë gjithmonë e lagësht dhe atio rriten më mirë nëse mbahen së bashku. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori