LAJMI I FUNDIT:

Selimi takohet me Kurtin, i jep përkrahjen e AAK-së për vettingun

Selimi takohet me Kurtin, i jep përkrahjen e AAK-së për vettingun

Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, ku dhënë mbështetjen e partisë së tij për vettingun.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së.


“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje”, ka thënë Blaka.

Qeveria: Kurti takoi Krasniqin, do të takojë edhe Haradinajn e nga LDK thonë se kontributin do ta japin në Kuvend
Lexo po ashtu Qeveria: Kurti takoi Krasniqin, do të takojë edhe Haradinajn e nga LDK thonë se kontributin do ta japin në Kuvend

Sidoqoftë, AAK-ja nuk beson që procesi do të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian si dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut.

Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së

Kryeministri Kurti dje është takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në njoftimin e Kryeministrisë u tha se së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren Nita Shala, Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

Ndërsa, sipas Qeverisë, Kurti i ka bërë ftesë edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të njëjtit kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori