LAJMI I FUNDIT:

E goditën me grushte e shkelma gjatë shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë

E goditën me grushte e shkelma gjatë shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë,  ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë V.M., dhe A.A., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” si dhe veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në njoftimin për media thuhet se më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin policor të Fushë Kosovës, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje, e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që, përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik.

E thirrën në stacion policor për kundërvajtje, pastaj dyshohet se e keqtrajtuan – kërkohet paraburgim ndaj dy policëve
Lexo po ashtu E thirrën në stacion policor për kundërvajtje, pastaj dyshohet se e keqtrajtuan – kërkohet paraburgim ndaj dy policëve

“Të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të paraqitej në stacionin policor, i cili pasi kishte arritur në stacion, të njëjtin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer dhe cenuar dinjitetin e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në fytyrë e më pas me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.


Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori