LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi Shabani: Nëse jemi të kompletuar mund të kualifikohemi

Përzgjedhësi Shabani: Nëse jemi të kompletuar mund të kualifikohemi
(Foto: kosovahandball.info)

Trajneri i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, ka analizuar shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.

Kosova do të përballet me Ishujt Faroe gjatë muajit nëntor. Ndeshja e kthimit është në Kosovë dhe kjo vlerësohet se na favorizon.


“Në bazë të rezultateve që i kishte me Danimarkën dhe Rumaninë, ekipi i Ishujve Faroe është afër nivelit tonë. Liga e Ishujve Faroe është më e fortë se e jona”.

“Do të jetë sfidë e vështirë për ne, por besoj që nëse jemi të kompletuar, nuk kemi lëndime, mund të kalojmë tutje”.

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll
Lexo po ashtu Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll

“Duhet marrë parasysh që ndeshja e kthimit është në shtëpinë tonë. Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se mund të kalojmë Ishujt Faroe”, ka theksuar Shabani.

Kosova luan për herë të parë me Ishujt Faroe. Ishujt Faroe ishin në vazon e parë në short, ndërsa Kosova në vazon e dytë. Pra, Ishujt Faroe janë më lartë në renditje. Por, Kosova ka kohë që nuk ka luajtur e kompletuar.

Shpresat janë të mëdha që në nëntor në dispozicion do të jenë të gjitha lojtaret. Disa lojtare të rëndësishme si Leonora Demaj e Arlinda Hajdari kanë kaluar lëndime së fundi. Por disa janë ende të lënduara.

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori