LAJMI I FUNDIT:

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Skuadra e Kosovës në hendboll (femrat) ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Kosova do të përballet me ekipin e Ishujve Faroe. Shorti është tërhequr të mërkurën paradite në Vjenë.


Ndeshja e parë luhet më 2 apo 3 nëntor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor. Në ndeshjen e parë, sipas shortit, Kosova është mysafire. Kjo nënkupton që ndeshja e kthimit, e që pritet të jetë vendimtare, do të luhet në Kosovë.

Ekipi ynë synon avancimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror. Në short, Kosova ishte e para në vazon e dytë. Ndërkohë Ishujt Faroe ishin në vazon e parë, përkatësisht në pozitën e gjashtë.

Azerbajxhani – Portugalia, Sllovakia – Letonia, Islanda – Izraeli, Greqia – Bosnjë-Hercegovina, Ukraina – Luksemburgu, Bullgaria – Italia, Austria – Finlanda, Britania e Madhe – Turqia janë çiftet tjera të raundit të parë kualifikues.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori