LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në një konferencë për media ka thënë se vizita e tij ishte e karakterit politik.

Lajçak tha se gjatë vizitës së tij është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me të cilët tha se ka pasur diskutim të gjatë për çështjen e dialogut.


“Kjo është dita e tretë e vizitës time në Kosovë. Jam takuar me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurtin me të cilët kam pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka shtuar se takimi i radhës në kuadër të kryenegociatorëve do të mbahet në korrik, dhe se janë duke punuar për takimin e Kurtit me Vuçiqin.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak gjatë konferencës në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

“Takimin e radhës në kuadër të kryengociatorëve do ta kemi në korrik, dhe jemi duke punuar që ti takojmë udhëheqësit kryesor të dialogut, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, dhe do të doja që kjo të ndodh para pushimeve verore. Po punojmë që të krijojmë mundësi për këtë ka një numër dokumentesh për të cilat po diskutojnë e që janë për personat e zhdukur, bashkëpunimin rajonal etj”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin me liderët e partive opozitare, ku theksoi se “uniteti politik është shumë i rëndësishëm edhe pse dialogu është proces që duhet të jetë në pronësi të të gjitha partive politike e shoqërisë kosovare”.

Lajçak përmendi edhe arritjen e marrëveshjes për energjinë ditë më parë, derisa vlerësoj si një gjë shumë të rëndësishme dhe shprehi falënderim për zëvendskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë që kjo marrëveshje të arrihet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori