LAJMI I FUNDIT:

Profili i Khaby Lame bëhet më i ndjekuri në TikTok duke tejkaluar atë të Charli D’Amelio

Profili i Khaby Lame bëhet më i ndjekuri në TikTok duke tejkaluar atë të Charli D’Amelio
(Foto: Getty/Goal)

Khaby Lame ka kaluar zyrtarisht adoleshenten e megapopullarizuar, Charli D’Amelio, duke u bërë profili më i ndjekur në TikTok.

Mjeshtri i videokomedisë së shkurtër tani (kur po e publikojmë artikullin) ka 143.3 milionë ndjekës në këtë rrjet social duke e tejkaluar D’Amelian (e cila aktualisht ka 142.5 milionë).

Lame ka lindur në Senegal dhe familja e tij u shpërngul kur ai ishte njëvjeçar në Chivasso të Italisë. Ai e hapi kanalin në TikTok në mars të vitit 2020 dhe asokohe ndau videon e tij të parë komike, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë së coronavirusit.


Videot komike të 22-vjeçarit kanë fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe ai është bërë një nga krijuesit më të njohur dhe më të dashur të përmbajtjes TikTok në botë.

Mimika e fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja të jetë tërheqëse në të gjithë botën dhe ai ka zhvilluar një specialitet të videoreagimit dhe mashtrimet absurde.

“Që nga fëmijëria, kam qenë i apasionuar pas argëtimit dhe për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe i jam mirënjohës TikTokut që më ofroi një skenë globale për të ndarë pasionin tim me pjesën tjetër të botës”, kishte deklaruar Lame në gusht të vitit 2021, kur kaloi 100 milionë ndjekës.

Siç ka thënë vet, frymëzimet për videot e tij përfshinin serinë komike “Prince of Bel Air” dhe Ëill Smith, pastaj Eddie Murphy, aktori francez Omar Sy dhe filmat vizatimorë.

I pyetur se për cilën video ishte më krenar, në një pyetje dhe përgjigje me TikTok verën e kaluar, Lame u përgjigj: “Nuk kam ndonjë të veçantë. I dua të gjitha videot e mia dhe të gjitha më kanë bërë krenarë”.

Krahas bazës së fansave në TikTok, Khaby Lame ndiqet nga më shumë se 78 milionë ndjekës në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
Kalo në kategori