LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj lirohet nga arresti: Kjo është përndjekje politike

Molliqaj lirohet nga arresti: Kjo është përndjekje politike

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas liruar Dardan Molliqajn dhe aktivistët e tjerë të PSD-së.

Aktivistët e PSD-së u liruan dy orë pasi u arrestuan në përfundim të protestës së veteranëve të UÇK-së.


Pas lirimit, Molliqaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se po përndiqet politikisht derisa urdhër arresti sipas tij ishte lëshuar jashtëligjshëm.

“Më arrestuan me pompozitet, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar 16 ditë më parë, edhe ai i lëshuar jashtëligjshëm. Më liruan pas 2-3 orësh sepse s’kishin si t’më mbanin kur edhe urdhërarresti edhe arrestimi ishin të paligjshme”.

Arrestohet Dardan Molliqaj
Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Molliqaj

“Pse zgjodhën pikërisht 1 ditë para protestës së veteranëve ta aktivizojnë këtë urdhërarrest që ishte lëshuar para 2 javësh për një rast krejt tjetër?! Pse më liruan menjëherë, pa më dërguar as në prokurori e as në gjykatë?!”

I pari i PSD-së thotë se arrestimi ishte si pasojë e presionit politik.

Policia njofton për arrestimin e Molliqajt dhe tre aktivistëve të PSD-së
Lexo po ashtu Policia njofton për arrestimin e Molliqajt dhe tre aktivistëve të PSD-së

“Kjo nuk lë asnjë dilemë. Këtë ma konfirmuan edhe policët: arrestimi ishte rezultat i qartë i presionit politik. Tentim frikësimi e shfaqje e forcës, në një kohë kur kundërshtimi qytetar po rritet ndaj kësaj qeverie”.

“Brutaliteti autoritar që kundërshtimin e vërtetë synon ta shtypë me dhunë, nuk ka tjetër formë. Qeverisë Kurti po i dridhen temelet, prandaj këto veprime policore joligjore”, deklaroi tutje Molliqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori