Javën e ardhshme do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian ku pritet të vendoset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim në union.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Politico, është shprehur se nuk pret asgjë nga Samiti dhe për ngërçin e krijuar në bisedimet e anëtarësimit fajësoi Bullgarinë, për veton e vendosur ndaj Shkupit.
“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për të pasur anëtarësim”, tha Rama.
I pyetur nëse ndonjë nga liderët evropianë ka dhënë sinjale pozitive për çeljen e negociatave, Rama tha se nuk është faji i tyre, por përsëri i Sofjes. Kryeministri u shpreh se liderët e kanë mbështetur integrimin e Shqipërisë, por vetoja bullgare po e pengon.
“Çfarë sinjalesh mund të japin? Nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë, dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria”, shtoi Rama.
Rama ka ta thënë se nuk pret që zyrtarët bullgarë të ndryshojnë qëndrim. “Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh”, deklaroi Rama.
Rama konfirmoi se nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e Shqipërisë për anëtarësim të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut, një hap që BE deri tani ka hezituar ta ndërmarrë, me zyrtarët që argumentojnë se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.
“Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, ne do të kërkojmë të ndahemi nga ky çift i humbur në përkthim”, tha Rama. “Kam besim se kjo është ajo që duhet të bëjmë, atëherë nëse udhëheqësit e BE-së do të pajtohen apo jo, do të shohim.”
Të gjitha qeveritë e BE-së ranë dakord që në mars 2020 t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Por negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbënguli se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëveshjet dypalëshe që prekin gjuhën, historinë dhe identitetin.
Gjendja e vështirë e kombeve të Ballkanit Perëndimor është një paralajmërim në kohë në lidhje me telashet e pranimit në BE për Ukrainën, e cila po shtyn në mes të luftës së Rusisë për t’u bërë një kandidat për anëtarësim në BE në samitin e javës së ardhshme.
BE-ja ia dha atë status Maqedonisë së Veriut në 2005 dhe Shqipërisë në 2014, megjithatë nuk ka arritur as të fillojë bisedimet me asnjërin vend. /Politico/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë