LAJMI I FUNDIT:

Prokuroi i GJND-së, Karim Khan qëndron në Kharkiv: Askush nuk do të amnistohet në Ukrainë

Prokuroi i GJND-së, Karim Khan qëndron në Kharkiv: Askush nuk do të amnistohet në Ukrainë

Karim Khan, avokati britanik, i cili u emërua vitin e kaluar prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, qëndroi sot në Kharkiv për të inspektuar dëmet e shkaktuara në qytet që nga pushtimi i Rusisë.

Khan vizitoi disa vende, duke përfshirë vendin e një sulmi ajror kundër ndërtesave qeveritare dhe një lagje banimi që është granatuar rëndë.


Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Malyar: Ukraina ka marr vetëm 10 për qind të armëve të premtuara
Lexo po ashtu Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Malyar: Ukraina ka marr vetëm 10 për qind të armëve të premtuara

I pyetur nëse GJND-ja do të ndiqte figurat dhe politikanët ushtarakë rusë të profilit të lartë, Khan i tha BBC-së se gjykata po mblidhte prova dhe do t’i ndiqte ato “kudo”.

“Kushdo që ka armë, kushdo që ka pushtet, ka disa përgjegjësi në një konflikt. Askush nuk ka një çek bosh për të bërë çfarë të dojë pa u ndëshkuar”, tha ai.

Kjo mund të përfshijë trupat ukrainase. Khan tha se ICC do të “shikojë përgjegjësinë nga të gjitha anët”.

“Nëse njerëzit janë vrarë, ne duhet të dimë se kush i vrau. Nëse ndërtesat janë dëmtuar, kush i ka dëmtuar. Dhe nëse ishte e justifikuar nga nevoja ushtarake dhe proporcionale”, shtoi ai.

Ukraina tani ka rreth 16 mijë raste të hapura të krimeve të luftës.

Prokurorët e saj lokalë po mbështeten nga ekipe ekspertësh të vendeve të ndryshme, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Sllovakinë dhe Lituaninë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori