LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Malyar: Ukraina ka marr vetëm 10 për qind të armëve të premtuara

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Malyar: Ukraina ka marr vetëm 10 për qind të armëve të premtuara

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve të premtuara nga Perëndimi dhe duhet të përshpejtojnë orarin e dorëzimit, thonë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

“Sado që të përpiqet Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve perëndimorë nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë”, thotë Anna Malyar.


Ministrja e mbrojtjes bën thirrje për një “kornizë të qartë kohore” rreth dërgesave të tilla pasi çdo vonesë i kushton shtrenjtë Ukrainës dhe rrezikon që më shumë territor të bjerë në duart e Rusisë, raporton bbc.

“Nuk mund të presim shumë, sepse situata është shumë e ndërlikuar”, shton ajo, duke iu referuar përparimeve ruse në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat e Moskës po bëjnë presion për kontrollin mbi të gjithë rajonin e Luhanskut.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje përsëri për armë të rënda nga Perëndimi. Ai kritikoi “sjelljen e përmbajtur” të disa liderëve evropianë për të cilat ai tha se “kishin ngadalësuar shumë furnizimet me armë”.

Zelensky u tha mediave daneze se shpejtësia me të cilën Ukraina ishte në gjendje të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia “varet vërtet nga kjo ndihmë dhe armë”.

“Nëse nuk ka përshpejtim të dërgesave të armëve… njerëzit do të vazhdojnë të vdesin. Nëse na jepen armë, ne do të ecim përpara”, thotë Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori