LAJMI I FUNDIT:

Lista e gjerë e basketbollisteve te Kosova A për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

Lista e gjerë e basketbollisteve te Kosova A për Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla

Përzgjedhësi i Kosovës A në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri, në bashkëpunim me shtabin teknik e ka shpallur listën e gjerë të basketbollisteve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, garë kjo që do të organizohet në Nicosia të Qipros prej 28 qershor deri më 3 korrik 2022.

Në listën e gjerë janë 15 basketbolliste, të cilat do të mbikëqyren nga shtabi teknik dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Vashat “Dardane” do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Stërvitja e parë zhvillohet nesër (e martë) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe është e hapur për media.


Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 28 qershor me Maltën pastaj me 29 qershor ballafaqohet me Andorrën. Me 30 qershor Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parafundit me Qipron kurse ndeshjen e fundit e zhvillon me 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Sa i përket të ftuarave për herë të parë te Kosova A janë ftuar, Besjana Martinaj, Flaka Kelmendi, Sara Vraniqi, Tringa Ukaj, Edona Thaqi dhe Sumeja Kosumi.

(Foto: basketbolli.com)

Lista e gjerë:

1. Arbnore Perquku

2. Aulona Muhadri

3. Astera Tuhina

4. Agnesa Rrahmani

5. Besjana Martinaj

6. Diellza Dekaj

7. Diedona Halitaj

8. Era Shatri

9. Flaka Kelmendi

10. Marigona Rushiti

11. Sara Vraniqi

12. Saranda Daci

13. Tringa Ukaj

14. Edona Thaqi

15. Sumeja Kosumi

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori