LAJMI I FUNDIT:

Nadal pas triumfit në ‘Roland Garros’: Krejtësisht e mahnitshme, nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat që kam

Nadal pas triumfit në ‘Roland Garros’: Krejtësisht e mahnitshme, nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat që kam

Rafael Nadal ndihet shumë i lumtur pasi fitoi në finale të ‘Roland Garros’ ndaj Casper Ruus, të cilin e ka lavdëruar për talentin e tij, teksa ka falënderuar të gjithë që e rrethojnë për punën dhe përkrahjen.

Tenisti spanjoll ka fituar ndaj norvegjezit Ruud me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-3, 6-0) në finalen e ‘French Open 2022’, duke e çuar në 14-të numrin e trofeve në këtë garë apo në 22 tituj Grand Slam në përgjithësi.


“Para së gjithash, Casper, është një kënaqësi e vërtetë të luaj me ty një finale këtu në Roland Garros. Ju jeni i madh. Dua t’ju përgëzoj për një karrierë të mrekullueshme që po bëni”, ka thënë fillimisht Nadal pas triumfit.

Nadal mbretëron për herë të 14-të në ‘Roland Garros’, mposht Ruud në finale për titullin e 22-të në histori
Lexo po ashtu Nadal mbretëron për herë të 14-të në ‘Roland Garros’, mposht Ruud në finale për titullin e 22-të në histori

“Sidomos këto dy javë, mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Jam shumë i lumtur për ju, familjen tuaj dhe ekipin tuaj. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.

“Unë duhet të falënderoj ekipin tim, familjen time, të gjithë. Është krejtësisht e mahnitshme, gjërat që po ndodhin këtë vit”.

“Mund t’ju falënderoj shumë për të gjitha gjërat që po bëni me mua dhe keni bërë gjatë gjithë viteve. Pa ju asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur”.

“Për mua personalisht është shumë e vështirë të përshkruaj ndjenjat që kam, është diçka që nuk e kam besuar kurrë se do të isha këtu në moshën 36-vjeçare duke qenë konkurrues, një finale më shumë do të thotë gjithçka për të vazhduar”.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por do të vazhdoj të luftoj për të vazhduar, kështu që faleminderit!”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori