Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas njoftimit, të pandehurit J.C i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), lidhur me nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 144 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të pandehurit J.C paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimi, gjykata ka konsideruar se caktimi i ndonjë mase më të butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit J.C në procedurë penale do të ishte e pa mjaftueshme.
“Andaj dhe caktimin e ndonjë mase më të butë e konsideron si jo të bazuar dhe faktuar, e posaçërisht kur dihet se hetimet janë në fazë fillestare, gjithashtu duke konsideruar faktin se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, ekziston rreziku real se i njëjti mund ti shmanget ndjekjes penale. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë