LAJMI I FUNDIT:

Pas 100 ditësh luftë – cili është pozicioni i Putinit dhe ku qëndron Ukraina?

Pas 100 ditësh luftë – cili është pozicioni i Putinit dhe ku qëndron Ukraina?

Kthejeni kohën më 23 shkurt, një ditë përpara se Rusia të niste agresionin e saj të plotë mbi Ukrainë, kur dikush edhe mund të hamendësonte se ditët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në detyrë ishin të numëruara.

Në fund të fundit, ushtria ruse e vlerësoi “homologen” e saj të Ukrainës me afërsisht dhjetë me një.

Moska gëzonte një avantazh të dyfishtë ndaj Kievit në forcat tokësore; kishte dhjetë herë më shumë aeroplanë dhe pesë herë më shumë mjete luftarake të blinduara se fqinji i saj.


Dukshëm i zemëruar, Vladimir Putin, ishte shfaqur në televizion vetëm disa ditë më parë, duke mbajtur një monolog historik që e bëri të qartë se ai nuk priste asgjë më pak se ndryshimin e regjimit në Kiev.

Udhëheqësi i Kremlinit dukej se po vendoste bast se Zelensky do të largohej nga kryeqyteti i tij, ashtu si presidenti i Afganistanit i mbështetur nga SHBA-ja që ishte larguar nga Kabuli vetëm disa muaj më parë, dhe se Perëndimi i zemëruar do të qetësohej, megjithëse me dhimbje të përkohshme të sanksioneve të reja ndaj vendit të tij.

Por njëqind ditë më vonë, çfarëdo planesh që mund të ketë pasur Putini për një paradë fitoreje në Kiev janë ende larg pritjeve të tij, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Morali ukrainas nuk “u rrëzua”.

A mundet që sistemet e avancuara të raketave që SHBA u ofron atyre të 'ndryshojnë lojën' në favor të Ukrainës?
Lexo po ashtu A mundet që sistemet e avancuara të raketave që SHBA u ofron atyre të 'ndryshojnë lojën' në favor të Ukrainës?

Trupat ukrainase, të pajisura me armatim modern antitank të dorëzuar nga SHBA dhe aleatët e saj, shkatërruan kolonat e blinduara ruse; raketat ukrainase fundosën Moskva-n, krenarinë e flotës ruse të Detit të Zi; dhe aeroplanët ukrainas “qëndruan në ajër”.

Veç kësaj, në fund të marsit, ushtria ruse filloi të tërhiqte trupat e saj të goditura nga rreth kryeqytetit ukrainas, duke pretenduar se ata kishin zhvendosur fokusin në marrjen e rajonit lindor të Donbasit.

Tre muaj pas fillimit të agresionit, Rusia nuk duket më se ka synim një luftë të shkurtër fitimtare në Ukrainë – as nuk duket se është e aftë ta arrijë një të tillë.

Problemi me prognozën

A do të thotë kjo se Rusia po e humbet luftën?

Është ndoshta herët për të për të nxjerrë përfundime gjithëpërfshirëse.

Ukrainasit kanë arritur të vrasin gjeneralët rusë me një ritëm mahnitës; Moska është detyruar të riorganizojë komandën e saj ushtarake pas rrëmujës fillestare; dhe numri viktimave ruse, pavarësisht shifrave zyrtare, është tronditës.

E rrallë të dëgjosh diçka të tillë nga një zyrtar rus: Fjalët e diplomatit të lartë në OKB i cili dha dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu E rrallë të dëgjosh diçka të tillë nga një zyrtar rus: Fjalët e diplomatit të lartë në OKB i cili dha dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

Por Rusia tani kontrollon një pjesë të territorit ukrainas që shtrihet nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, vazhdon përmes qyteteve të Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga separatistët dhe arrin në perëndim deri në Kherson, duke formuar një urë tokësore që lidh gadishullin e Krimesë (aneksuar me forcë nga Rusia në vitin 2014) me rajonin e Donbasit.

Drejtimi kryesor i përpjekjeve të Rusisë tani është në rajonin e Donbasit. Luftimet e fundit janë fokusuar rreth Severodonetsk, një qytet industrial ku forcat ukrainase mbajnë pjesën e fundit të rajonit lindor të Luhanskut.

Trupat ukrainase ua kanë dorëzuar rusëve pjesën më të madhe të Severodonetsk.

Rënia e qytetit do të jetë një humbje simbolike, por një humbje që analistët ushtarakë thonë se i kursen forcat ukrainase atje nga një rrethim i zgjatur dhe me gjasë i humbur.

“Kievi mund të kishte dhënë më shumë rezerva dhe burime për mbrojtjen e Severodonetsk dhe dështimi i tij për ta bërë këtë ka tërhequr kritika”, ka thënë në një analizë të fundit Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Historia e “koktej Molotov” - një rrëfim për prejardhjen e emrit të 'pajisjes ndezëse', të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve
Lexo po ashtu Historia e “koktej Molotov” - një rrëfim për prejardhjen e emrit të 'pajisjes ndezëse', të cilën ukrainasit po e përdorin për të luftuar kundër rusëve

“Si vendimi për të shmangur angazhimin e më shumë burimeve për të shpëtuar Severodonetsk dhe vendimi për t’u tërhequr nga ai ishin strategjikisht të shëndosha, sado të dhimbshme. Ukraina duhet të ruajë burimet e saj të kufizuara dhe të fokusohet në rifitimin e terrenit kritik dhe jo në mbrojtjen e tokës, kontrolli i së cilës nuk do të përcaktojë rezultatin e luftës”.

Mes ofensivës në Severodonetsk, Oleksandr Motuzianyk, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ukrainase, tha se forcat ruse tani “po përpiqen të rrethojnë trupat tona në rajonet e Donetsk dhe Luhansk” dhe po rigrupohen për të nisur një ofensivë në drejtimet e Slovianskut, një qytet strategjik që mund të jetë duke u formuar si fokusi i betejës së ardhshme kryesore.

Betejat në lindje të Ukrainës po zhvillohen në një terren shumë më të hapur se sa mjedisi urban më i dendur rreth Kievit.

Kjo shpjegon urgjencën me të cilën ukrainasit kanë kërkuar armatim më të rëndë – veçanërisht sisteme artilerie që mund të godasin objektiva në rreze më të gjata – nga SHBA dhe aleatët e saj.

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se SHBA do të dërgojë sisteme më të avancuara raketash, duke përfshirë sistemet raketore me municione që mund të lëshojnë raketa rreth 80 kilometra, një rreze shumë më e gjatë se çdo gjë që është dërguar deri më sot në Ukrainë.

E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë
Lexo po ashtu E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë

Ky është një lajm i pritur mirë nga Kievi, por ofensiva e Rusisë në lindje po vazhdon – me vëmendjen e medias ndërkombëtare ndaj Ukrainës “që po largohet disi nga titujt kryesorë”.

Dhe kjo mund të jetë ajo në të cilën po mbështetet Putini, ndoshta duke pasur parasysh se kostot e larta të energjisë dhe rritja e çmimeve të konsumit – të cilat të dyja janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë – janë gjërat në të cilat ka më shumë gjasa që të përqendrohet opinioni publik.

Në këtë drejtim, Zelensky ka qenë një nga asetet më të mëdha të Ukrainës në luftën e informacionit.

Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë
Lexo po ashtu Bayraktar: 'I armatosur' me vetëm një kitarë, rrëfimi për njeriun që po ndihmon Ukrainën t'i rezistojë Rusisë

Ai ka bërë një sërë paraqitjesh virtuale para parlamenteve anembanë globit.

Veç kësaj, në paraqitjet e Zelensky me ushtarë dhe civilë ukrainas të plagosur, lideri ukrainas bën selfie dhe projekton një stil udhëheqjeje të ngrohtë, humane.

Kjo është në kontrast me vizitën e vetme publike të liderit rus në një spital ushtarak: Putini, me një veshje të bardhë, u takua me ushtarë dhe oficerë të plagosur, të cilët qëndruan të ngurtë në vëmendje para komandantit të tyre të përgjithshëm.

Ukraina i frikësohet "përsëritjes së Mariupolit" ndërsa forcat ruse përshkallëzojnë sulmet në Donbas
Lexo po ashtu Ukraina i frikësohet "përsëritjes së Mariupolit" ndërsa forcat ruse përshkallëzojnë sulmet në Donbas

Por Putin, i cili “i ka dhënë fund” të gjithë opozitës politike të brendshme dhe kontrollon efektivisht çdo gjë në vendin e tij, nuk përballet me të njëjtin presion të brendshëm si Zelensky.

Nikolai Patrushev, kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, tha në komentet e fundit se forcat ruse nuk po “ndjekin afatet” në Ukrainë, duke sugjeruar se Putini ka një afat kohor “shumë më të hapur” për luftën e tij në Ukrainë.

Në anën tjetër, ukrainasit kanë frikë se mund të fillojë lodhja ndërkombëtare, duke bërë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj qeverisë së tyre për t’i bërë lëshime Putinit.

“Ju keni orët, por ne kemi kohën”: Kjo thënie, që ndonjëherë i atribuohet një luftëtari taleban të kapur, që përmbledh dilemën e Amerikës në vazhdimin e luftës në Afganistan.

Për të ripërdorur këtë frazë, faktori vendimtar në Ukrainë mund të jetë se kush ka kohë: Një diktator rus që ka të ngjarë të mbajë pushtetin derisa të vdesë, apo një popull ukrainas që po lufton për mbijetesën e tij kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori