Një diplomat i lartë rus ka lënë punën e tij në shenjë proteste ndaj luftës “të përgjakshme dhe të pamend – të filluar nga Vladimir Putin kundër Ukrainës”.
Boris Bondarev, i cili thuhet se ka punuar në misionin rus në OKB në Gjenevë, i tha BBC-së se e dinte se vendimi i tij për të folur hapur mund të nënkuptojë se Kremlini tani e konsideron atë një tradhtar, përcjell Telegrafi.
Por ai i qëndroi deklaratës së tij, e cila e përshkroi luftën si “një krim kundër popullit ukrainas” dhe “popullit të Rusisë”.
Dhe Moska ende nuk ka komentuar një vendim të tillë ndonëse ka goditur ata që janë kritikë ose largohen nga narrativa zyrtare rreth luftës, së cilës i referohet vetëm si “një operacion special ushtarak”.
Në letrën e postuar në mediat sociale dhe të ndarë me kolegët diplomatë, Bondarev shpjegoi se kishte zgjedhur t’i jepte fund karrierës së tij 20-vjeçare në shërbim, sepse nuk mund të “ndahej më në këtë poshtërim të përgjakshëm, të pamend dhe absolutisht të panevojshëm”.
“Ata që e konceptuan këtë luftë duan vetëm një gjë – të qëndrojnë në pushtet përgjithmonë”, ka shkruar ai.
“Për ta arritur këtë, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë aq jetë sa duhet”, vazhdoi ai. “Mijëra rusë dhe ukrainas kanë vdekur tashmë vetëm për këtë”.
Letra nuk kursen as ish-punëdhënësin e tij, duke akuzuar Ministrinë e Jashtme të Rusisë se është më e interesuar për “gënjeshtra dhe urrejtje” sesa për diplomaci.
Diplomati Boris Bondarev nuk u përmbajt as në kritikat e tij ndaj presidentit Putin, Ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov dhe ofensivës ruse në Ukrainë.
“Luftë agresive… krime më të rënda… luftënxitje, gënjeshtra dhe urrejtje…”.
Sipas BBC, është e rrallë të dëgjosh fjalë të tilla nga një zyrtar rus.
Kjo pasi që në tre muajt që kur Vladimir Putin filloi atë që ai ende e quan ‘Operacioni i tij Special Ushtarak’ në Ukrainë (ajo që shumica e botës e quan lufta e Rusisë) ka pasur pak shenja të mospajtimit të hapur në institucionet shtetërore ruse.
E turpshme për autoritetet ruse?
Absolutisht. Ata duan të thonë se makina shtetërore atje qëndron plotësisht pas vendimit të presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën.
Por një dorëheqje nuk do të thotë automatikisht se do të pasojnë shumë të tjera, vlerëson shkrimi i BBC.
BREAKING: 🇷🇺 Russia’s Counsellor to the United Nations in Geneva has resigned.
Boris Bondarev: “Never have I been so ashamed of my country.”
UN Watch is now calling on all other Russian diplomats at the United Nations—and worldwide—to follow his moral example and resign.
— Hillel Neuer (@HillelNeuer) May 23, 2022
Kjo mund të vlerësohet edhe nga deklarimi i Bondarev i cili e pranoi se ai është në pakicë.
Ai beson madje se, për momentin, shumica e zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme ruse mbështesin linjën zyrtare dhe mbështesin ‘operacionin special’ të Kremlinit, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, duke folur për BBC, Bondarev tha se ai “nuk kishte parë asnjë alternativë” përveç dorëheqjes.
“Unë nuk mendoj se kjo do të ndikojë shumë, sinqerisht, por mendoj se mund të jetë një tullë e vogël në murin më të madh që përfundimisht do të ndërtohet. Shpresoj se po”.
Në rrëfimin e tij Bondarev zbuloi se agresioni fillimisht ishte pritur nga kolegët me “lumturi, kënaqësi, eufori” për faktin se Rusia “kishte ndërmarrë disa hapa radikalë”.
“Tani ata janë më pak të kënaqur me këtë, sepse ne po përballemi me disa probleme, para së gjithash me ekonominë”, ka thënë ai për BBC. “Por unë nuk shoh që shumë prej tyre do të pendohen dhe do të ndryshojnë pikëpamjet e tyre”.
Sidoqoftë, “ata mund të bëhen pak më pak radikalë, më pak agresivë. Por jo paqësorë”, mendon ai.
Ndryshe, Bondarev tha në letrën e tij të hapur se “kurrë nuk kisha pasur aq turp për vendin tim” sa më 24 shkurt, ditën kur filloi pushtimi.
Është e paqartë nëse ai është diplomati i parë që jep dorëheqjen nga misioni, megjithëse askush tjetër nuk është shprehur publikisht.
Në fund të rrëfimit të tij, Bondarev nuk ka iluzione se Moska tani do ta shohë atë si një tradhtar, por vëren se ai nuk ka “bërë asgjë të paligjshme”.
“Sapo dhashë dorëheqjen dhe thashë mendimin tim”, tha ai. “Por unë mendoj se duhet të shqetësohem për sigurinë time sigurisht”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre