LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar”: Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

“Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar”: Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

Diplomati rus në OKB në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai bëhet “diplomati më i lartë i vendit që ka dezertuar” për shkak të luftës.

Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës së tij 20-vjeçare “por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj”.

Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putinit ishte “jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”.

Reklama
Reklama

Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës.

Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të mbushur plot me ushtarë brenda, po ecnin zvarrë për të ikur nga shpërthimi

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të mbushur plot me ushtarë brenda, po ecnin zvarrë për të ikur nga shpërthimi

Evropa
Pamje për së afërti të luftimeve në llogoret afër Bakhmutit, si ushtarët ukrainas po i zmbrapseshin sulmit rus

Pamje për së afërti të luftimeve në llogoret afër Bakhmutit, si ushtarët ukrainas po i zmbrapseshin sulmit rus

Evropa
Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës shkatërron tankun rus

Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës shkatërron tankun rus

Amerika
Çfarë do të ndodhë kur Trump të arrestohet dhe a mund të kandidojë për President sido që të ecë procesi i tij gjyqësor?

Çfarë do të ndodhë kur Trump të arrestohet dhe a mund të kandidojë për President sido që të ecë procesi i tij gjyqësor?

Amerika
Aleati i Rusisë paralajmëron Putinin: Mos eja të na vizitosh, do të arrestohesh

Aleati i Rusisë paralajmëron Putinin: Mos eja të na vizitosh, do të arrestohesh

Botë
1 vit pas çlirimit të Bucha-s, Zelensky: Ukraina nuk do t'i falë kurrë trupat ruse

1 vit pas çlirimit të Bucha-s, Zelensky: Ukraina nuk do t'i falë kurrë trupat ruse

Evropa
Kalo në kategori