LAJMI I FUNDIT:

E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë

E quajtën veten “mish për top”, tani ushtarët rusë tregojnë se si po u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet që humbën në Ukrainë

Se ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, shumë prej tyre, ndihen të “mashtruar”, kjo më nuk është lajm.

Madje, siç ishte supozuar më herët, disa kanë menduar edhe të plagosin veten në mënyrë që të largohen nga konflikti.

Kjo gjë ishte pretenduar pasi në pah kishin dalë disa telefonata ku ushtarët rusë dyshohet se e kanë quajtur veten “mish për top”.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që flet për trajtimin e keq që u bëhet atyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm në luftën në Ukrainë.

Që nga luftërat e Rusisë në Çeçeni, vendi dyshohet se ka tentuar të përfitojë nga ushtarët e vet edhe para, sipas një aktiviste ruse e të drejtave të njeriut.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Valentina Melnikova, sekretarja ekzekutive e Unionit të Komiteteve të Nënave të Ushtarëve të Rusisë, i tha faqes së pavarur të lajmeve Meduza në një intervistë se organizata e saj ka marrë ankesa nga ushtarët rusë të cilët kanë thënë se u kërkohet të paguajnë për armët dhe pajisjet e tjera që humbën në beteja.

Bëhet fjalë për aktivisten nga Unioni i Komiteteve të Nënave të Ushtarëve të Rusisë që “mbron të drejtat e ushtarëve”.

Kështu, siç vlerëson mediumi në fjalë, përpjekjet e supozuara të ushtrisë për të marrë para nga ushtarët e saj nënvizojnë indikacione më të mëdha të moralit të ulët dhe trajtimit të dobët të ushtarëve rusë.

Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten
Lexo po ashtu Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten

Dhe ky fenomen mund të shkaktojë probleme shtesë për një ushtri që thuhet se po përballet gjithashtu me një rebelim.

Melnikova përmendi një ankesë që erdhi pasi disa ushtarë shpëtuan nga robëria, u mbështetën në perimet nga kopshtet për të mbijetuar dhe më pas iu kërkua të paguanin për armët që humbën kur u kthyen përfundimisht në njësinë e tyre.

“Ka pasur një rast tjetër që ka ndodhur kur ushtarët ishin duke bërë stërvitje para luftës”, citohet të ketë thënë Melnikova.

Sipas saj, disa prej tyre kthyen municionet e tyre dhe refuzuan të shkonin në front, dhe eprori i tyre kërkoi që të paguanin për municionin .

“Ku e keni parzmoren? E keni dorëzuar apo jo? Duhet të paguani për të”, citohet tu jetë thënë atyre.

Ajo shtoi se organizata e saj është përballur me këto çështje që nga luftërat në Çeçeni. Lufta e Parë Çeçene u zhvillua nga 1994 deri në 1996, dhe Lufta e Dytë Çeçene ishte nga 1999 deri në 2009.

“Në Luftën e Dytë të Çeçenisë, një djalë u kthye në shtëpi nga lufta dhe njësia e tij i paraqiti atij numrin e armëve që ai supozohej se kishte humbur – më shumë armë sesa mund të vendosen në një kamion”, ka treguar Melnikova.

Ndryshe, Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore pasi fillimisht përqendroi pushtimin – i cili filloi në fund të shkurtit – rreth kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Sipas një vlerësimi nga Instituti për Studimin e Luftës, forcat ruse “i dhanë përparësi përparimeve në lindje dhe në perëndim të Popasna-s në mënyrë që të ndërpresin linjat tokësore të komunikimit ukrainas (GLOC) në jugperëndim të Severodonetsk dhe të plotësojnë përpjekjet për rrethimin në rajonin e Luhanskut”.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha pak ditë më parë se “luftimet kanë arritur intensitetin maksimal”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori