LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, një person rrokulliset me traktor

Skenderaj, një person rrokulliset me traktor
Foto: Ilustrim

Një person është aksidentuar me traktor të martën pasdite në fshatin Murgë të Skenderajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Rreth orës 19:20, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Murgë të Skenderajt, një burrë është rrokullisur me traktor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Telegrafi/